12 gushti u caktua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së si Dita Ndërkombëtare e Rinisë në vitin 1999. Kjo dite  u caktua per te sjelle ne vemendjen e komunitetit nderkombetar ceshtjet dhe problemet e  te rinjeve ne bote, si  dhe per te rritur potencialin dhe angazhimin e tyre ne shoqerine globale.

Por ne Shkoder nuk zvhillohet asnje aktivitet per nder te kesaj dite, jo vetem nga drejtoria perkatese e Bashkise, por as nga organizatat joqeveritare qe deklarojne se perfaqesojne rinine dhe interest e saj.Tema e ketij viti te dites nderkombetare te Rinise eshte “Rinia dhe shendeti mendor” me moton “Çeshtjet e shendetit mendor”.Ne mbare boten me 12 gusht mbahen diskutime dhe fushata informuese per te inkurajuar publikun e gjere per te kuptuar nevojat e te rinjeve, si dhe per krijimin dhe zbatimin e politikave te ndryshme per t’i ndihmuar te rinjte ne kapercimin e  sfidave qe perballen ne perditshmerine e tyre.
Kjo dite sherben per te diskutuar rolin e te rinjve si dhe per t’I ndihmuar ata ne procesin e vendimarrjes ne ceshtje te rendesishme te shoqerise.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/53owdkBBgoE?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]