Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar një grup të moshuarish. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, kreu i shtetit thotë se duhet më shumë kujdes dhe dashuri për moshën e tretë.

Ilir Meta: Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, pata dje kënaqësinë të takoja një grup të moshës së tretë.

Theksova domosdoshmërinë që shoqëria jonë, në shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmendje për pjestarët e saj, veçanërisht për të vetmuarit.

Të përfitojmë nga eksperienca e moshës së tretë dhe t’i investojmë këto përvoja për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.