Në një votim historik, Kuvendi i Kosovës ka miratuar krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Njohës të sigurisë në vend ka thënë se kjo Forcë do të jetë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit, ndërsa tashmë kësaj Force do t’i nevojiten kapacitete të reja njerëzore, infrastrukturore si dhe pajisje tjera.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

Ndryshe, ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODER, SHERR FIZIK MES DREJTORIT IBRO DHE INSPEKTORIT.DYSHOHET PER PAZARE TE DREJTORIT
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKJA ADEMI PRET AMBASADORIN E TURQISË NË SHQIPËRI