Në ditët e festave kombëtare turistët vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të hyjnë falas në kalanë Rozafa te qytetit te Shkodres.

Këtë gjë e bën të ditur drejtoresha e DRKK Shkodër Majlinda Laçaj teksa shton se shumë shpejt lista me ditët e vendosura të pushimit do të jetë e afishuar në hyrje të kalasë.

Ndërkohë përsa i përket konfuzionit se pse hyrja në Kala është falas ndërsa në muze duhet të paguash Lacaj sqaron se këto të dy janë institucione të ndryshme,

dhe është bashkia Shkodër ajo që ka në administrim muzeun.

Ditët e pushimit do të jenë një bonus për turizmin në qytetit e Shkodrës por dhe një përfitim për ata që nuk kanë mundësi ekonomike ndonëse kanë dëshirën të vizitojnë këtë objekt historik.

 

Artikulli paraprakKIR, HIDHEN INERTET NË DITËN PËR DIELL
Artikulli tjetërSHKODËR, KATËR PLAGOSJE NË NJË JAVË