Kjo javë duket se ishte fundi i vjeshtës. Tani vendin do e zënë reshjet shiu dhe dëbora duke filluar nga nata që lamë pas, për të vijuar edhe gjatë ditës, por duket se reshjet më të mëdha do të bien të martën e javës që vjen.

Tashmë i kemi thënë mirupafshim vjeshtës dhe i kemi hapur krahët për të përqafuar stinën e dimrit, edhe pse temperatrat nuk janë ekstremisht të ulëta për momentin.

Qytetarët shkodranë kanë nxjerrë garderobën e dimrit që nga dita e sotme kur temperaturat shënuan këtë të diel 9 gradë Celsius. “Vijojne reshjet e shiut dhe debores sonte gjate nates dhe diten e diel ne zonat Jugore; reshje me te pakta do te kete ne zonat Lindore.

Zonat Qendrore dhe Veriore paraqiten me reshje te izoluara. E hena permireson perkohesisht kushtet e motit por mbremja dhe e marta ri-sjellin reshjet ne territor.

Temperaturat e ajrit mbeten te uleta ne fundjave dhe te henen ndersa rritje graduale pritet per te marten dhe ne vijim; me e ndjeshme ne temperaturat minimale te cilat parashikohet te kalojne ne vlera mbi zero,” sipas Meteoalb.