KA PËR QËLLIM JO VETËM SPORTIN POR EDHE EKSPLORIMIN E NATYRËS. Për të tretin vit radhazi në qytetin e Shkodrës u organizuan ditët shqiptare të orientimit. Në këtë event morën pjesë sportiest nga e gjithë bota. Sporti i orientimit ka të bëjë me zbulimin e objekteve të ndryshme të cilat vendosen në zona të qytetit përmes një harte që i jepet garuesve.

Koordinatorja e projektit Inge Bosina flet për këtë sport interesant. Ditët e orientimit nuk lidhen thjeshtë me garën mes sportistëve por kombinohet edhe me pushimet dhe vizitat e turistëve në Theth, Shkodër, liqenin e Komanit apo në Valbonë duke ekspozuar kështu bukuritë natyrore të veriut.