Pas deputetes Izmira Ulqinaku e cila një ditë më parë tha se nuk do të jetë ajo kandidatja për bashkinë Shkodër në radhët e PD tashmë një tjetër emër kësaj herë nga socialistët ka mohuar kandidimin

 I sapo larguar si ministër i jashtëm Ditmir Bushati u përfol si një prej kandidatëve të mundshëm për kryetar bashkie në Shkodër.

Në mbledhjen e parë të këtij viti si i deleguar për fushatën zgjedhore vendore në Shkodër me Partinë Socialiste Bushati mohon se mund të jetë ai kandidati. Ish ministri i jashtëm tha se nuk ka ambicie lokale ndërsa shtoi se kushdo që të jetë kandidati do të ketë kritere.

I deleguari i PS në Shkodër Bushati tha se kanë nisur mbledhjet me strukturat për të fuqizuar praninë e socialistëve në terren.

Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati nuk preferoi të përgjigjet nëse largimi i tij nga posti që mbante ka lidhje apo jo me qëndrimin pro Gjermanisë për të mos ndryshuar kufijtë e Kosovës në raport me Serbinë.

 

 

Artikulli paraprak“URA E MESIT”, KRYEMINISTRI NUK MBAN PREMTIMIN
Artikulli tjetër“VARREZAT E DËSHMORËVE”, RRETHOHEN NGA INERTET