“Derisa vdekja të ndajë”. Mesa duket shqiptarët nuk po I qëndrojnë besnik kësaj shprehje. Divorcet janë kthyer trend në rritje në vendin tonë.

Të dhenat zyrtarë të nxjerra nga zyrat ligjore tregojnë për një shifër të lartë të cifteve të divorcuara, rreth 500 cështje për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Ndërkohë psikologët cilësojnë si shkaqet kryesore të këtij fenomeni, papërgjegjësine e cifteve për të marrë një hap kaq të rëndësishëm në jetën e tyre,

papunësinë dhe emigracionin , duke bërë që nga mospërballimi I jetësës, ciftet të gjejnë rrugën më të shkurtër, atë drejt zgjidhjes së martesës.

Psikologia Pero tregon se martesa ka pergjegjësi të lartë dhe për këtë individet ne vendin tone nuk janë aspak të informuar mbi jetesen në cift.

Ndër të tjera psikologia I cilëson Shqiptarët si të papërgatitur dhe aspak të denjë për të marrë një hap të rëndësishëm si martesa.

Në fund Antonjeta Pero jep një mesazh për të gjithë prindërit që ti edukojnë fëmijët e tyre dhe ti përgatisin ato për këtë hap të rëndësishem në jetën e tyre.

Ndarja e një çifti në fillim të viteve 1990 mund të komentohej në opinion si një ngjarje e rëndë, por në ditët e sotme, divorci maksimumi mbetet një problem midis palëve në ngjarje.