Për 6 vite me radhë Tereza Gjeçaj, një vajza nga Puka pasi u martua me bashkëshortin e saj nga Durrësi u detyrua të durojë vuajtje të pafundme. Varësia e ish-bashkëshortit të saj nga bixhozi bëri që Tereza dhe dy fëmijët e vegjël të saj të jetojnë mes shumë vështirësive. Pas 6 vitesh Tereza mori vendimin përfundimtar për t’u divorcuar.

Ish-bashkëshorti i Terezës si shkak i varësisë nga bixhozi ka ushtruar edhe dhunë ndaj saj.

Tereza, nëna e re edhe pse e vetme dhe pa asnjë njohuri për një qytet si Shkodra vendosi të vijë dhe të nisë një jetë të re. Edhe pse u largua nga Durrësi, ish-bashkëshorti erdhi në Shkodër duke e përndjekur për një vit me radhë.

E ndodhur totalisht e vetmuar në qytetin e Shkodrës, Terezës i erdhi në ndihmë Programi Sos Fshatrat e Fëmijëve e cila i mori përsipër kopshtin dhe çerdhen e dy fëmijëve të saj duke i dhënë kështu mundësinë që të punësohet në një rrobaqepësi.

Tereza me një pagë minimale mbulon të gjitha shpenzimet e tjera por është krenare sepse po mposht vështirësitë.

Në fund ka një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë.
8 marsi përveçse një ditë feste dhe argëtimi duhet të shërbejë edhe si një moment për të ngritur zërin ndaj këtyre vajzave dhe grave si Tereza të cilat jetojnë në vështirësi dhe përpiqen maksimalisht për të mbijetuar.