Për skandalin seksual të ndodhur me datë 18 , të këtij muaji në shtëpinë e fëmijës shkollor në Shkodër ndër të akuzuarit është Bekim Llazani djali 15 vjecar i ish- drejtoreshës Albana Llazani e cila mbahet në paraburgim.

Por sipas mjekëve psikiatër persona të tillë me diagnozën e “çrregullimit prevaziv, i zhvillimit autizëm infantil” nuk janë në gjendje të kryejnë një akt të tillë. Këtë e pohon për “Star Plus” Gjon Preçi mjek piskiatër pranë Qëndrës Komunitare të Shëndetit Mendor, i cili hedh poshtë hipotezat se të miturat janë abuzuar nga djali i ish- drejtoreshës, ndërsa thotë se me 20.11.2013 kishte lëshuar raport –mjeko ligjor për të riun autik. Mjeku Psikiatër Gjon Preci thotë se ka patur rastin ti njohë fëmijët e jetimores në fjalë pasi shpeshherë kishin kërkuar shërbim për të marrë mjekim dhe ka aludime se janë kontradiktore në ato cfarë kanë deklaruar për shkak edhe të problemeve që kanë në zhvillimin psikomotor  Skandali i rëndë seksual dhe dhuna  që u zbulua në rezidencën e e Fëmijëve në Shkodër ku tre vajza të mitura u abuzuan seksualisht tronditi mbarë opinionin publik.Për ngjarjen policia ka arrestuar 5 punonjëset e kësaj jetimoreje me akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Keqtrajtim të të Miturve”.

Artikulli paraprakSHKODËR: ZYRA E PUNËS SHPALL RRETH 1000 VENDE TË LIRA PUNE
Artikulli tjetërKLERIKËT: DOM AVGUSTINI MISIONAR NË ULJEN E ARMËVE NË ‘97