Deputeti demokrat Tritan Shehu, një nga zërat kritikë dhek undër vendimit të MAS për axhendën LGBT në gjimnaze, ka publikuar shqetësimin e një babai për djalin e tij 13 vjeç për të cilin thotë se është gay.

Shehu tregon këshillën që i ka dhënë babait dhe jep një mesazh të fortë për këtë komunitet. Sipas tij, 13 vjeç është akoma fëmijë dhe nuk ka arritur formim seksual.

STATUSI I SHEHUT
Diçka rreth homoseksualitetit mbi të cilin po diskutohet e po spekulohet këto ditë:
Dikush më shkruan për të birin 13 vjeç, duke e përcaktuar ate “gay” dhe që sipas tij po pëson në shkollë për këtë arsye, diskriminim.

Unë ju përgjigja:
“13 vjeç gay?! Është akoma fëmijë, nuk ka arritur formim dhe preferenca seksuale, aq më shumë një djalë. Ai mund të ketë zërin më të holle etj, por nuk mund të bësh konkluzione në këtë moshë.

Pra ju gaboni rëndë që arrini në të tilla përcaktime kaq herët, që pastaj kondicionojnë sjelljen tuaj ndaj tij dhe influencojnë negativisht për zhvillimin e mëtejshëm normal të djalit.

Stimulojeni djalin të lozë futboll, blijini një palë doreza boksi, trajtojeni si ‘burrë’, mësojeni të jetë i fortë, përballues, etj!

Mos u ngutni, ka kohe për konkluzione”.

Në këtë linje po ju bashkëngjis link-un e një kënge kuptimplotë të Sanremos 2009, “LUCA ERA GAY” të Povias.

I lutem medias ta transmetojnë sa më shpesh, kujtdo tjetër ta promovojë këtë këngë, e cila përmban një të vërtetë, një mesazh të qartë edukativ e të dobishëm.