Një rast “i rrallë” dhune në familje, është regjistruar nga Policia e Lushnjës.
Një i ri ka rrahur babanë e tij, te pronat e 62-vjeçarit, si edhe djalin xhaxhait të tij, që kishte ndërhyrë për ti ndarë.

I riu nuk është mjaftuar me kaq, por i ka shkatërruar edhe serat babait.
Në këto kushte, Policia e Lushnjës, arrestoi djalin agresor.

Komisariati i Policisë Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:• A. M., 24 vjeç, banues në Kamçisht, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kamçisht, te prona e babait (serat) për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit F. M., 62 vjeç, si edhe ka dëmtuar plastmasën e serës.

Gjithashtu shtetasi A. M., ka goditur me mjete të forta djalin e xhaxhait të tij, shtetasin M. M., 24 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 150 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakNJË 54-VJEÇAR, I RRËMBEN LEKËT ADOLESHENTIT
Artikulli tjetërPROKURORIA FIRMOS AUTORIZIMIN, TRUPI I KAÇIFA I KTHEHET FAMILJES