Babai i Ilirjan Hasanaj i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet në polici, pas atentatit që dyshohet se i ka bërë shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arben Hasanaj i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet, pasi ka ardhur në Shqipëri.

“Thirrje publike

Drejtuar djalit tem Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit.

I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje.

Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi. Baba te ka shpirt”, shkruan Hasanaj.