Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka takuar efektiven e policisë të plagosur gjatë protestës së banorëve të ‘Astirit’, Ina Nuku.

“Sot prita në zyrë Inën, të rikthyer plot forcë, energji dhe vullnet për të vazhduar shërbimin ndaj sigurisë tonë. Një model domethënës angazhimi për rininë e vendit tonë,”- shkruan krahas fotos ministri.

Takimi mes efektives Nuku dhe ministrit të Brendshëm vjen menjëherë pas kthimit në Shqipëri të efektives Nuka.

Dje ajo u kthye nga Ankaraja, nga një spital të specializuar ku edhe u bë i mundur rekuperimi i dy gishtërinjve të dëmtuar rëndë nga kapsolla gjatë tre ndërhyrjeve kirurgjikale në këtë spital.
Për më shumë detaje nga kthimi i Ina Nukut