Një i moshuar ndërsa ka tentuar të djegë mbeturinat, i ka dalë nga kontrolli zjarri. Për pasojë flakët kanë djegur edhe 74-vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gomsiqe të Shkodrës, ndërsa Policia saktëson se, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 16. 10. 2018, në fshatin Gomsiqe, shtetasi P. N., vjeç 74, banues në këtë fshat, duke djegur mbeturina, i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe në përpjekje për të fikur zjarrin është djegur e ka gjetur vdekjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.