Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të opozitës ditën e sotme, që firmosi në Kryesinë e Kuvendit djegien e mandateve dhe protestës tre orë para parlamentit.

“Konflikt nga interesat partiake duke nxitur urrejtjen dhe dhunë duhet të përpiqemi që të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thelë. Duke e nisur nga vetja pastaj duke parë.

Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm.

Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetërore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi.

Kishim një synim të vetëm mos kontestimin e zgjedhjeve. Mbi këtë dakordësi u firmos edhe marrëveshja e fundit. Akoma nuk kanë reflektuar se përse humbën. Unë nuk jam as i rënë nga qielli as i pagabueshëm, kam bërë gabime por kam ditur edhe të tërhiqem.

Më shumë se njëherë ndaj atyre që më janë vërsulur nuk kanë qenë për ti mbajtur mend me krenari, por jam stërmënduar dhe për ti dëgjuar dhe respektuar të gjithë.

Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se njëherë kur kam kuptuar se kanë pasur të drejtë ata që janë ankuar, dhe nga ana tjetër kam bërë cmos tu gjendem gjithnjë atyre që më kontaktojnë dhe ti respektoj me përgjigje dhe replika ata që më shkruajnë.

Për mua nuk është nevojë për të shtyrë kohën, por pjesë e detyrës e përpjekjes për të përfshirë njerëzit e zakonshëm, si njëri prej tyre edhe kur gabimisht replikat e mia lexohen si arrogancë.

Sulmohem përditë edhe për natë jo vetëm nga gojë përdalët e opozitës, por edhe lloj lloj tipash deri në fis edhe në farë kam hyrë në një borxh të pashlyeshëm me fëmijët me gruan me nënën që mbajnë pesha të rënda balte dhe stresi.

Kurrë nuk kam menduar gishtin e pushtetit kujt më ka baltosur apo bojatisur, apo si hajdut, mohuesi i fëmijës tim apo shkaktari i një mijë e një të zeza, që nuk i kam bërë kurrë.

Ndonjëherë edhe e kam humbur sensin e masës në reagimet e mia, por Saliut nuk i kam thënë kriminel me duart me gjak, apo Ilirit ti kem thënë horr bulevardi, apo Monikës hajdute me çizme. Nuk do të gjeni ndonjë tytë balte drejtuar prej meje ndaj ndonjë analisti.

Apo të kem shantazhuar ndonjë pronarë mediash, pavarësisht tonelatave të baltës. Ëshë shumë herët të bëj plakun e urtë, por as nuk i kam premtuar.

Droga ishte aktivitet politik që nga Lazarati dhe në cdo pjesë të Shqipërisë, ishte krimi si hije e jetës politike publike nga vrarësist dhe përdhunuesit që nxirreshin nga burgu me lejen e ministrit të Drejtësisë pë të shoqëruar deputetët e partisë në fushatat elektorale apo vrasjet ordinere. Për të mos harruar vrasjet politike nën dritaren e Kryeministrisë, që sot nuk mund të imagjinohen.

Ky është momenti ta them sa më troc, Shqipëria që unë dua, dhe që kam marë besimin e kam bashkë me PS mbështetjen e këtij populli, nuk është ajo që duam. Por kjo nuk është ajo që kishim, por nuk krahasohet dot në asnjë fakt apo shifër, fushë apo zonë me atë që kishim, në kohën që këta që kërkojnë kokën time, ia futën kokën në keqqeverisjen e tyre”