Një lokal në fshatin Xhyrë në Librazhd është shkrumbuar pothuajse tërësisht gjatë orëve të mëngjesit nga një zjarrvënie që dyshohet se ka qenë e qëllimshme.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.15 të mëngjesit të sotëm.

Të njëjtat burime bënë me dije se lokalit që ndodhej në bregun e rrjedhës së lumit Shkumbin, pranë rrugës kombëtare Librazhd – Xhyrë, i është vënë zjarri duke përdorur lëndë djegëse.

Nga hetimi paraprak dyshohet se mund të kenë qenë disa persona të përfshirë në zjarrvënien me pasojë djegien e lokalit në pronësi të shtetasit Skënder Gega.
Policia po heton për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.