Mediat italiane shkruajnë për një  22 vjeçar nga Shqipëria. Ai është vënë në pranga e policisë nën akuzën e grabitjeve.

Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e grabitjeve. Në pranga ka përfunduar i riu S. K, i cili pas hetimeve të kryera nga policia lokale, ka rezultuar autor i dy grabitjeve me vlerën e mijërave eurove.

Mediat italiane shkruajnë se i riu rezulton të ketë kryer vjedhjet e dy banesave më 22 janar dhe më 4 prill.

Në të dy rastet, hajduti kishte hyrë në shtëpi duke thyer dritaren dhe duke marrë prej andej mallrat e vjedhura për mijëra euro në mes të parave dhe sendeve me vlerë.
Ai eshte   ndaluar nga skuadra e policisë aeroportin e Xhenovas, ndërsa ishte nisur për të marrë një fluturim për në drejtim të Shqipërisë.

Aktualisht është duke u hetuar nga hetuesit nëse është i përfshirë në incidente të ngjashme të kryera gjatë muajve të fundit.

Artikulli paraprakAKTORËT NË PROTESTË: TEATRI KOMBËTAR S’DUHET TË PRISHET, ËSHTË HISTORIA E SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërF1, VETTEL TRIUMFON NË KANADA DHE RRËMBEN KREUN