Në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Kryeministri me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur paralajmërimin për kryetarët e bashkive dhe drejtorët e institucioneve që nuk përgjigjen ndaj ankesave të qytetarëve.

Rama ka thënë se çdo kryetar bashkie duhet të përgjigjet për çdo ankesë, njësoj si çdo ministër, që sipas tij, raporton me përgjegjshmëri për detyrën e tij.

Do detyrohemi të nisim me emra e mbiemra nëse bashkitë nuk fillojnë të përgjigjen. Nëse edhe sot në shekullin 2, në vitin 2018 i ndajnë qytetarët në të ardhur dhe të tyret e s’duan t’ia dijnë fare apo për inat të bashkëqeverisjes ia faturojnë fajin qytetarëve, kjo është fatkeqësi.

Të marrin masat, tu përgjigjen platformës ose do i nxjerrim me emër e mbiemër, bashkë me rastet kur nuk u kanë dhënë ndihmë qytetarëve.

Çdo kryetar bashkie duhet të ngrihet në këmbë ashtu siç ngrihet çdo ministër. Këtu bëhet nami, çdo ministër raporton për ecurinë e punës, me përgjegjësi të plotë.

Më tej, Rama ka përmendur edhe rastin e drejtorit të hipotekës së qarkut Fier, Petrit Kanani, që sipas Ramës për të ka kërkuar shkarkimin pasi nuk ka kthyer në kohë përgjigje ndaj kërkesave të koordinatorëve të bashkëqeverisjes.

Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit.Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja.

Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore.

Artikulli paraprakGJIKNURI I PËRGJIGJET BASHËS PËR RRUGËT: JU I NISËT ME PROCEDURA TENDERASH, U PËRFUNDUAN NGA KJO QEVERI
Artikulli tjetërSHKODËR, SHATËRVANI KTHEHET NË KËNETË