Rrugë të shumta të lagjes Dobraç në qytetin e Shkodrës janë amortizuar gjatë viteve. Me pushimin e reshjeve te shiut, banorët duhet të përballen me pluhurin gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

Një prej banorëve të kësaj lagje për Star Plus thotë se amortizimi i rrugës është fenomen i pranishëm prej kohësh ndërkohë që institucionet përgjegjëse i kanë lënë në harresë problemet e banorëve.

Ndërkohë, ndërtimi i rrugës nuk është problemi i vetëm. Banorët e lagjes Dobraç rrezikohen vazhdimisht edhe nga shtyllat elektrike të cilat janë jashtë çdo kushti normal funksionimi.

Në këtë zonë ka një numër të konsiderueshëm të shtyllave elektrike të improvizuara nga drunj të hollë, ndërkohë telat që përcjellin energjinë elektrike nuk përmbushin asnjë kusht për të qenë të tillë.

Banorët që jetojnë në këtë lagje mirëmbajnë në mënyrë vullnetare gjithçka, duke filluar nga mbushja e gropave me dhe për të balancuar rrugën e deri tek improvizimi i shtyllave