Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet në rubrikën e tij të përditshme në Facebook, “Mirëmëngjes”. Në postimin e tij të fundit, Rama ka publikuar shifrat e punësimit nga janari i vitit 2018 deri në muajin gusht.

Në video thuhet se për 8 muaj, në vend janë punësuar 20 mijë e 764 persona. Kryeministri thotë se pavarësisht atyre që do shajnë dhe përqeshin këto numra, këto të dhëna përfshijnë edhe të punësuarit e rinj, edhe ata që kanë nisur të deklarohen.

Rama shkruan:

“MIRËMËNGJES.

dhe duke u thënë paraprakisht të tërë atyre këtu, që do shajnë e do përqeshin (si gjithmonë kur flitet për punën dhe punësimin)

se çdo numër në këtë videoinformacion është një i punësuar rishtas, me emër dhe mbiemër në regjistrin e sigurimeve shoqërore, ju uroj një ditë të mbarë.”

 

Artikulli paraprakDRAMA E FAMILJES SHQIPTARE NË GJERMANI, BABAI KËRCËNON TË HEDHË FËMIJËN NGA BALLKONI
Artikulli tjetërI VË FLAKËN DERËS SË BASHKISË GJATË NATËS, ARRESTOHET 45-VJEÇARI