Ndërkohë që po afrojnë festat e fundvitit sigurisht që fëmijët janë në pritje të dhuratës së tyre nga Babagjyshi. Të vegjlit ende mendojnë se nga oxhaku i tyre, do zbresë një i moshuar me mjekër të bardhë dhe kostum të kuq, dhe do t’i bëjë ata të lumtur më dhuratën e përzgjehdur.

Por teknologjia ka ‘ndërhyrë’ edhe tek kjo pjesë, duke u shkatërruar ëndrrat të vegjëlve. Së fundmi është lancuar një aplikacion, që u mundëson të gjithë atyre që e shkarkojnë në celularin e tyre, të flasin me Babagjyshin.

Por një vajzë vetëm 3 vjeçe, Evie-Elizabeth është kërcënuar. Mamaja e saj Kersty Taylor ka regjistruar telefonatën teksa një zë në anën tjetër të telefonit shprehet saktësisht: “Për pesë netë nëse je i lirë, do të të gjej dhe do të të vras”.

Taylor ka ‘ngritur’ alarmin në rrjetet sociale, duke lajmëruar të gjithë prindërit e tjerë, që të kenë kujdes fëmijët e tyre.

“Cila mendje e sëmurë mund të shpikë një aplikacion që t’u flasë njerëzve në këtë mënyrë?!” shkruan Kersty në Facebook.

 

Artikulli paraprakVETTINGU/ SOT SEANCA DËGJIMORE E GJYQTARIT ENTON DHIMITRI
Artikulli tjetërDËSHTON RUSIA, KOREANO JUGORI YANG ZGJIDHET PRESIDENTI I RI I INTERPOL