Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për veprën penale ‘Mashtrim’ të ushtruar ndaj një gruaje.

Sipas policisë shtetasit e arrestuar janë B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë dhe O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë . Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit,

i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Operacioni i koduar “Impostors” është organizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakU SHKARKUA NGA KPK PASI FSHEHU DËNIMIN NË ITALI, KPA LË NË FUQI VENDIMIN PËR GJYQTARIN ADMIR THANZA
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 19 PRILL