Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se në Elbasan janë dy tre grupe kriminale që njihen shumë mirë dhe po punohen për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të vihen para ligjit.

“Do ua nxijmë jetën” tha Xhafaj duke io referuar jo vetëm këtyre dy grupeve kriminale të identifikuara në Elbasan por dhe grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri dhe që janë identifikuar dhe do të shkatërrohen në kuadër të operacionit të koduar “Forca e Ligjit”

Në Forumin e Sigurisë Publike që mbahet paraditen e sotme në pallatin e sportit në Elbasan, Xhafaj foli për operacionin “Forca e Ligjit”

Fatmir Xhafaj: Brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjithë grupet kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë apo ushtrojnë veprimtari jashtë vendit.

Jo vetëm i kemi evidentuar por në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurorive të rretheve dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda kemi mundur të godasim një pjesë të rëndësishme

Janë 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe kriminale me 100 persona të arrestuar , drejtues apo anëtarë të grupeve kriminale.

Besojmë fort dhe jemi shumë të përkushtur policia e shtetit për ti ndëshkuar dhe vendosur përpara ligjit.

Kemi këtu dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë po punojmë për to për ti dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund ti vëmë para përgjegjësisë penale.

Do i shkojme deri ne fund me cfaredolloj sakrifice

Xhafaj u shpreh i bindur se policia do i shkojë deri në fund për shkatërrimin e këtyre grupeve kriminale.

Fatmir Xhafaj: Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimi, për secilin nga këta duhet të jetë shumë e qartë se policia do ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë.

Veprimtaria e tyre kriminale të ndëshkohet në formën e saj më të arshpër sepse krijojnë shqetësime për sigurinë rendin dhe jetën e qytetarëve, ekonominë e pasurinë. Dhe këtu jemi në një betejë pa kompromis.

Jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund me çfarëdo lloj sakrifice që mund të përballemi sepse jemi të bindur se po bëjmë detyrën që na ngarkon Kushtetuta e Ligji.

Xhafaj foli për dretorin e policisë së Elbasanit Altin Qaton: Jo rastësisht një nga drejtuesit më me eksperiencë në policinë e shtetit e kemi sakrifikuar të drejtojë policinë në Elbasan dhe si reflektim i asaj që u krijua këtu para disa muajsh me rendin e sigurinë dhe për shkak se këtu duam të zbatojmë më së pari këtë projekt.

Artikulli paraprakFSHF E ZYRTARIZON, SHQIPËRIA MIQËSORE ME JORDANINË NË 10 TETOR
Artikulli tjetër“PRITE PAK TIMONIN MAJTAS SE PO ECËN SHUMË DJATHTAS”, SI I PËRGJIGJET RAMA ISH-MINATORIT