Një shqiptar është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, pasi u kap me dokumente greke false.
Shqiptari synonte të udhëtonte në Britani të Madhe, por gjatë kontrollit nga zyra e Policisë Kufitare Rimini iu evidentuan dokumentet false.

Ndalimi i tij u bë më dy ditë më parë (10 gusht 2019) rreth orës 7.30.
Shqiptari me iniciale H.F, 34-vjeç, iu nënshtrua kontrollit të pasaportës.
Ai tregoi tre dokumente greke (një pasaportë, një kartë identiteti dhe një patentë shoferi), që pas verifikimeve dolën se ishin të falsifikuara.

Kështu, prej 10 gushtit shqiptari H.F u arrestua dhe sot iu dha dënimi me burg.
Shqiptari u vu menjëherë në dispozicion të Zyrës së Emigracionit në Questura për dëbimin nga territori italian.

Artikulli paraprakKAPET ME 19 DOZA KOKAINË SHQIPTARI
Artikulli tjetërTËRMETI LËKUND FUSHË ARRËZIN, PANIK TE BANORËT