Tetë gjyqtarët të cilët u përzgjodhën për tu bërë pjesë e Kolegjit Zgjedhor u betuan mëngjesin e sotëm (10 shtator).

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë orëve të mëngjesit.

Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti të martën (8 shtator). Nga 16 kandidatë u përzgjodhën 8.

8 gjyqtarët e përzgjedhur janë 2 gjyqtarë dhe 6 gjyqtare, konkretisht  Sokol Ibi, Emona Muçi, Asim Vokshi,Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri , të cilët u përzgjodhën mes 16 kandidatëve.

Shorti ‘la jashtë përzgjedhjes’ emrin e Ardian Dvoranit, i cili ishte mes 16 kandidatëve të miratuar për të marrë pjesë në garë.

Kolegji Zgjedhor që do të vlerësojë procesion zgjedhor të 2021 dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me zgjedhjet. Prej disa muaj kolegji aktual ishte jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve dhe shkarkimit nga procesi i vettingut të disa prej tyre.

Kushti që gjyqtarët duhet të plotësonin për të qenë anëtar kolegji ishte kalimi i vettingut në të dyja shkallët, shkalla e parë KPK dhe atë të Kolegjit të Apelimit.

Artikulli paraprakAMBASADORJA E SHBA-SË: GJYKATA KUSHTETUESE TË NGRIHET DERI NË FUND TË VITIT
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/MBERRIN NE SHKODER AMBASDORJA E SHBA-se YURI KIM