Banorët të cilët jetojnë në lagjen “Skenderbeg” në qytetin e Shkodrës shprehen se janë shumë të frikësuar për faktin se banesat e tyre janë ngjitur me hekurudhën. Një situatë e tillë vijon prej vitesh. Linja hekurodhore shpesh herë krijon rrezikshmëri të lartë kryesisht për fëmijët por edhe të moshuarit.

Ndërkohë situata bëhet edhe më e vështirë gjatë natës. Mungesa e ndriçimit bën që banorët të ndihen shumë të rrezikuar ndërsa lëvizin në këtë zonë .

Linja hekurodhore pranë banesave në lagjen “Skenderbeg”, disa herë është bërë shkak për aksidente. Pavarësisht kësaj institucionet përkatëse nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur kësaj problematike. Të vetëdijshëm për rrezikun që ju kanoset, banorët s’kanë asnjë mundësi tjetër për t’u zhvendosur.

Artikulli paraprakPANIK E FORCA TË SHUMTA POLICIE, JA ÇFARË PO NDODH NË ELBASAN
Artikulli tjetërMIQËSORJA BYLIS-VLLAZNIA 0-0, SHKODRANËT PROBLEM ME GOLIN