Bllokimi i një kanali bëhet shkak për përmbytjen e rrugës së fshatit Dobraç të njësisë Rrethina. Të shqetësuar banorët thonë se situata në stinen e dimrit bëhet e padurueshme, pasi uji në rruge arrin deri në 80 cm .

Në këtë situatë banorët nuk mund të lëvizin . Më shqetësuese janë fëmijët të cilët nuk mund të lëvizin për në shkollë.

Banorët thonë se i kanë bërë thirrje vazhdimisht bashkisë Shkodër si dhe kryeministrit të vendit për këtë problematike por ende nuk kanë marrë një përgjigje për zgjidhjen e kësaj situate . Ndërkohë ata nuk reshtin me apelet e tyre për ndihmë .

Përveç kësaj banorët sdë fundmi vuajnë mungesën e ujit . edhe në këtë zonë puset shterruar.

Janë rreth 1000 banorë të cilet hasin këto problematika te cilat janë jetike. Jetesa mes ujit dhe baltës është një situatë e përvitshme për to e që nuk po merr zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE