Banorët në lagjen e Dobraçit prej më shumë se 25 vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore. Kalimi në këtë rrugë  është i vështire në gjitha stinët e vitit, gropat mbushen me ujë duke e bërë  pothuajse të pakalueshme. E gjithë gjatësia e rrugës mbulohet nga pellgjet e ujit.

Ndërsa gjatë stinës së verës pluhri është gjithnjë prezent duke vështirsuar jetën e banorëve. Problem është dhe për drejtuesit e automjeteve të cilët çdo dite demtojmë makinat e tyre.

Riza Degaj banor në këtë lagje thote se pavarësisht thirrjeve institucionet përgjegjëse nuk i kanë kushtuar rëndësi infrastrukturës në këtë zonë.

Mungesa e infrastruktures është një problematikë e theksuar, ndaj institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më parë për të rikthyer normalitetin në këtë rrugë

Rruga në lagjen Dobraç prej vitesh vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Thirrjet e banorëve për asfaltimin e kësaj rruge kanë rënë në vesh të shurdhër. Pasi deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të ndërhyrë .