DREJTORI I ALUIZNIT: PO PRESIM MIRATIMIN E MASTER PLANIT TË RI NGA QEVERIA. Jo të gjitha objektet do të legalizohen në Velipojë. Deklarata vjen nga drejtori i ALUIZNIT Ardian Dodani i cili thotë se mund të ketë ndërtesa të cilat nuk do kualifikohen dhe automatikisht do të prishen.

Drejtori Dodani sqaron se ALUIZNI po punon në Velipojë vetëm në bazë të planit urbanistik dhe po ashtu po pret miratimin nga qeveria të master-planit të ri në Velipojë të cilin këshilli i komunës e ka miratuar. Në Velipojë janë rreth 1500 objekte të ndërtuara pa leje të cilat pas miratimit të master-planit të ri pritet që pjesa më e madhe e tyre të legalizohen ndërsa ato që do mbeten jashtë këtij master-plani do të prishen.