Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave e Ndërtimeve Informale i ka kushtuar vëmendje te madhe procesit te legalizimeve ne zonat përreth qytetit.Drejtuesi I ketij institucioni Ardian Dodani shprehet se aktualisht “ALUIZNI” përpunon rreth 500 apo 600 dosje ne muaj .

Dodani e cilëson një proces te vështire për vet ndërtesat informale te ndërtuara nder vite ne qarkun tone.Dodani shpreh qarte rënien e interesit te qytetareve sa i takon vet-deklarimeve kjo si shkak i ligjit për ndalimin e ndërtimeve nga ana e qeverise. Përparësia e këtij sezoni turistik e “Aluiznit” kane qene shtëpitë e emigrantëve dhe përmbyllja sa më parë e proçesit të legalizimit ,shkak jane ditët e limituara të qëndrimit të tyre në atdhe. Së fundmi për t’i ardhur në ndihmë shumë qytetarëve që kanë ndërtuar pas 2009, qeveria ka kaluar këtë ligj vetëm me votat e mazhorancës. Pas ketij viti llogariten afersisht 60 mijë objekte të ndërtuara.

PUBLICITET