Pika kufitare e Hanit të Hotit duket se ka përmirësuar ndjeshëm shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve që kanë vendosur të kalojnë kufirin, si ata që dalin, ashtu edhe ata që hyjnë.
Vetëm pak sekonda mjaftojnë për të bërë procedurat e kontrolleve, duke shmangur në këtë mënyrë radhët e gjata, të cilat për vite me radhë e kanë bërë tepër të vështirë kalimin.

 

Tashmë janë gjashtë vendkalime, tre hrëse e tre dalëse, duke dhënë mungësi dhe kohë për qytetarët. Pavarësisht benefiteve të punimeve të përfunduara vetëm pak kohë më parë, siç duket, jo gjithçka ka marrë zgjidhje.

 

Gjashtë sportelet nuk kanë staf të mjaftueshëm për të punuar me akapacitet të plotë. Disa kontrollorë janë të detyruar të punojnë në disa pika. Megjithatë, edhe pse fundjavë, puna duket se shkon më së miri, të paktën në anën shqiptare të kufirit.

 

Vonesa më të gjata ndihen në kontrollet e pjesës malazeze, sidomos në automjetet që hyjnë në tokën shqiptare, emigrantë që kthehen nga vendet ku jetojnë e punojnë për disa ditë pushimi pranë familjeve dhe bregdetit shqiptar.

 

Pjesa e dytë e gushtit dhe sidomos ditët e para të shtatorit pritet të sjellin radhët në pjesën dalëse. Megjithatë, përmirësimi në Han të Hotit duket të jetë i ndjeshëm.