Dogjën 2 dynym tokë, ndiqen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht në Belsh, pasi akuzohen për “Shkatërrim të pronës nga pakujdesia”. Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit Xh. S., 77 vjeç, dhe P. S., 40 vjeç, të dy banues në Belsh. Sipas uniformave blu, procedimi ndaj tyre filloi pasi në fshatin Rrasë, duke punuar në një parcelë toke në pronësi të tyre, kanë ndezur një zjarr për të djegur disa mbeturina, i cili më pas nga pakujdesia ka marrë përmasa. Si pasojë, është djegur një sipërfaqe prej 2 dynym kullotë e mbuluar me shkurre dhe barishte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.