Disa të rinj serbë dhe një shqiptar nga Kosova janë përfshirë të dielën në një përleshje fizike në një lagje në Astoria të New York-ut, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

I gjithë konflikti nisi pas provokimit të serbëve, të cilët duke brohoritur ‘Kosova është Serbi’ dogjën flamurin e Kosovës. Ndërkaq shqiptari i identifikuar si Anton Pergjokaj ndërhyri duke kapur flamurin nga dora, ku nisi përleshja.

“Unë isha në makinë kur pashë një grup njerëzish me flamurin e Kosovës në dorë, në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, kur u afrova dëgjova duke brohoritur ‘Kosova është Serbi.

Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja atypari sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe në polici e thash në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim’, tha Pergjokaj për lajmi.net.