Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka humbur kohë për të përditësuar strukturën e re të grupeve parlamentare pas vendimit të partive opozitare për të djegur mandatet.

Në listën e deputetëve të Kuvendit shfaqen ata të Grupit Parlamentar të Partisë Soacialiste, dy deputetë të Partisë Demokratike, një nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kreu i PDK-së.

Në strukturën e Partisë Demokratike janë dy deputetët që nuk kanë firmosur dorëheqjen nga posti i tyre, Myslim Murrizi i cili doli hapur kundër kryedemkratit Basha dhe Rudina Hajdari e cila ende nuk ka marrë një vendim lidhur me mandatin e saj.

Nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbetur vetëm Lefter Koka i cili gjithashtu refuzoi dorëheqjen nga mandati.

Ajo që vihet re është fakti se edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i cili ende nuk e ka firmosur dorëheqjen pasi ndodhet jashtë vendit.