Gjykata e Londrës ka dhënë ka lenë në burg shqiptarin Armando Gjyla, shtetasin 32 vjeçar i cili akuzohet për dy vepra, raporton BBC.

Në 23 Shtator 2020 skuadra e antidrogës në, Barnet po ekzekutonte një urdhër kontrolli ndaj shtetasit në fjalë. Gjatë kontrollit të ushtruar, i riu është përplasur fizikisht me një nga policët, ndërsa e ka lënduar me acid gjatë ushtrimit të detyrës.

Përveç akuzave për prodhimin e lëndës narkotike të klasit B, Gjyla ka marrë dënimin edhe për hedhje acidi kundrejt policit. Sipas mediave në Angli, 32 vjeçari është banues në Southgate, ndërsa sot është përballur me trupën e Gjykatës së Barkingside Magistrates’ Court, për tu njohur me dënimet për veprat e tij penale.