Ishte nata e pashkëve e prillit të vitit 1977 kur Dom Gjergj Simoni këto fjalë i tha para gjyqit në dënimin që mori nga regjimi komunist vetëm për poezitë që shkruante asokohe. Pas më shumë se 30 vitesh nga lirimi i tij nga burgu, Autoriteti i Informimit mbi

Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Dom Gjergj Simonit dosjen mbi dënimin e tij nga regjimi monist ndërsa e pranishme ishte edhe drejtorja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula. Dom Gjergj Simoni në hetuesi por edhe në sallën e gjyqit deklaroi me guxim asokohe se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit.

Historitë e Dom Gjergjit gjatë kohës në burg janë të shumta por ai rrëfen një moment se si i ka folur një hetuesi të regjimit komunist mbi Zotin.

Dom Gjergj Simoni njihet edhe natyrën e drejtëpërdrejtë të tij ndërsa tregon se si Ismail Kadare në vitet e regjimit monist fyente figurën e Gjergj Fishtë.

Drejtorja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula thotë se dosja e Dom Gjergj Simonit është e plotë bashkë me të gjitha poezitë e tij për të cilat u dënua apo dorëshkrimet e shumta.

Dom Gjergj Simoni sot është 86 vjeç ndërsa ka dokumentuar pothuajse gjithë jetën e tij, historitë e shumta dhe dëshmi shumë të rëndësishme lidhur me regjimin komunist apo edhe fatin e shumë klerikëve të tjerë të cilët i ka njohur nga afër.