Dita e parë e shkollës nuk është gjithmonë e mirëpritur për shumë fëmijë. Në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, godina që shërben si shkollë prej më shumë se 30 vitesh nuk ka njohur ndërhyrje duke bërë që gjendja e saj të degradohet dita-ditës.

Në këtë 14 shtator, nxënësit kanë filluar mësimin në klasat ku muret I mbulon lagështira dhe dimrit kanë probleme me ngrohjen. Banorë të zonës, prindër të nxënësve atje ngrenë alarmin për ndërhyrje nga ana e institucioneve.

Disa herë është menduar si zgjidhje transferimi I nxënësve në shkollën 9 vjeçare në fshatin Urë e Shtrenjtë, por distanca nga Domeni është e konsiderueshme ndaj prindërit nuk e kanë vlerësuar si zgjidhje të problemit këtë mundësi.

Janë më shumë se 30 nxënës që procesin mësimor e zhvillojnë në këto klasa, gjendja e të cilave lë shumë hapësirë për përmirësime. Tashmë I mbetet përgjegjësia institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për krijimin e kushteve të përshtatshme për mësim, aq më tepër në këtë kohë të përhapjes së pandemisë ku rreziku I infektimit në shkolla është më I lartë