Të lënë në harresë prej më shumë se cerek shekulli banorët e fshatit Domen një njësinë administrative të Postribës kërkojnë nga ana e institucioneve të shtetit që të ndërhyjnë për të përmirësuar jetesën e tyre.

Ata kërkojnë ujë për të pirë e për të vaditur tokat. Gjithashtu edhe telat e korentit janë të amortizuar.

Fshati, po aq sa duket i mbledhur përmes shtëpive të gurta po aq është edhe i shpërndarë.

Kjo sepse dikur ka patur mëse 200 familje ndërsa sot kanë mbetur vetëm 70 familje dhe arsyeja e vetme është ekonomia. Ata që i japin pak gjallëri fshatit janë nxënësit e shkollës 9-vjecare

Domni ka rreth 70 familje të regjitruara ndaj një përkujdesje më e vecantë nga Bashkia Shkoder, kjo zonë i ka të gjitha mundësite që të kthehet në një atraksion për turizimin pasi natyra i ka falur cdo gjë.

 

Artikulli paraprakHIPOTEKA, ARRESTOHET JURISTI BLETAJ DHE 3 SEKSERË
Artikulli tjetërÇFARË MENDOJNË QYTETARËT PËR ARRESTIMET E MJEKËVE?