Ndërsa viti shkollor nisi zyrtarisht këtë të Hënë në shkollën 9-vjecare të fshatit Domen të njësisë administrative Postribë nxënësit bëjnë mësim jasht cdo lloj kushti higjenik e jashtë parametrave normal mësimor.

Shkolla nuk ka ujë as energji elektrike. Banjot nuk janë në funksion për shkak të mungesës së ujit .

Kjo situatë sipas mësuesit të shkollës është prej dy vitesh.

Ndërkohë edhe për kryetarin e e fshatit një situatë e tillë është e papranueshme saqë nxënësit thotë ai marrin shishe uji me vete nëpër canta.

34 nxënës kanë mbetur në këtë shkollë , ndërsa pjesa tjetër janë larguar drejt Gjermanisë bashkë me familjet e tyre.

Jashtë çdo lloj kushti higjenik në shkollë mungojnë kushtet më elementare ndërsa në njërën prej klasave edhe tavani është duke rënë.

Lyerja e shkollës bëhet nga stafi pedagogjik, por puna vullnetare për mirëmbajtje nuk mjafton pasi kjo godinë që quhet shkollë të mbahet në këmbë duhet ndërhyrja e institucioneve.