Sa prekese por edhe tragjike.Kjo është historia e familjes Hagrepi nga fshati Domen që përbehet nga kryefamiljarja Hajrija 78 vjece dhe djali i saj i cili është invalid por edhe i sëmurë mendor.

Shtëpia ku kalojnë ditët është e amortizuar. Hajrija tregon se ka kaluar shume peripecira dhe kalvar vuajtjesh në jetë. 4 vite më parë kanceri nuk do i kursente jetën djalit të saj i cili shkoi për të kërkuar azil në Gjermani

njëherësh për kurim atje por u nda nga jeta duke lënë pas 4 fëmijë jetim. Ndërkohë ikja nga kjo jetë e tij i dha bashkëshortes një goditje të fortë dhe si pasojë ajo ka humbur vetëdijen.

Vuajtjet për nënë Hajrien shkojnë më tej kur djali tjetër pasi kishte qëndruar si emigrant në Angli për 15 vite atë e sjellin në shtëpi vetëm 3 vite më parë një grup gazetarësh të huaj. Hajrija tregon se djali është rikthyer nga Anglia me crregullime mendore pa e mësuar ende arsyen.

Nënë Hajrija ka një apel për ndihmë .Ata jetojnë vetëm me 20 mijë lek të reja në muaj , ku gjysma I shkon për ilace

Ata zgjohen cdo ditë me shpresën se një e ardhme e lumtur do të trokase.