Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka folur për demokracinë si diçka që i bashkon të gjithë, amerikanë dhe shqiptarë.

Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, Donald Lu ka shpërndarë një mesazh për demokracinë në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në “Facebook”.

Ai shkruan se demokracia është shpesh e mbushur me konflikte dhe polemika por në fund garanton liritë.

Sot është #DitaNdërkombëtareEDemokracisë. Çfarë do të thotë demokraci për ju?
Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar.

Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsiderojmë kaq të vyera”, thuhet në mesazhin e Lu.

Artikulli paraprakURAGANI FLORENCE SHKAKTON VIKTIMAT E PARA, 4 TË VDEKUR
Artikulli tjetërAKU: DO FILLOJNË KONTROLLET NË “FAST FOOD” NË SHKOLLA