Të përjashtosh Greqinë nga Schengen nuk do të zgjidhë asnjë nga problemet tona, deklaroi sot në Athinë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke i kërkuar pjesës tjetër të Evropës të bëjë më shumë përpjekje në çështjet e migracionit.

Tusk, që po zhvillon një tur në Evropë para zhvillimit të Mbledhjes Evropiane të enjten dhe të premten, u shpreh se ata që thonë të përjashtohet Greqia nga Schengen, mendojnë se është zgjidhja. “Jo nuk është zgjidhje. Të përjashtosh Greqinë nga Schengen nuk zgjidh asnjë nga problemet tona. Kjo nuk do i japë fund luftës në Siri, kjo nuk do t’i japë fund tërheqjes që shkakton Evropa mbi migrantët dhe kjo nuk është një zgjidhje evropiane e përbashkët”, theksoi ai. Propozimet e tij vijnë atëherë që Bashkimi Evropian i ka dhënë tre muaj kohë Greqisë që ajo të përmirësojë problemet serioze në menaxhimin e fluksit të migrantëve.

Artikulli paraprakTËRHIQET SULLTAN OZËKLER, KETA PËRBALLË NJË TURKU TJETËR
Artikulli tjetërFSHF-ja DËNON VLLAZNINË, FLAMURTARIN DHE KUKËSIN