KQZ ka bërë të ditur se për të plotësuar vakancat e 57 deputetëve të dorëhequr, kandidatët në listën shumë emërore kanë afat 10 ditë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit.

Drilona Hoxhaj: Duke marrë shkas nga sensitiviteti i treguar nga media dhe opinioni publik lidhur me çeshtjen e zëvëndësimit të vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën me dije se, në KQZ mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr.

KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vertëtimin e zgjedhjes.

Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit.

Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvëndësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së.

Artikulli paraprakTRAFIK KOKAINE NGA HOLANDA NË ITALI, 33 TË ARRESTUAR, MES TYRE EDHE 5 SHQIPTARË
Artikulli tjetërVRAU KUNATËN DHE E HODHI NË FERRA, ARRESTOHET AUTORI