Mbrëmjen e sotme u raportua se Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Por ky lajm rezultoi i pavërtetë, të paktën sipas këshilltarit të tij, Ardi Bita.

“Sapo dola nga zyra e ministrit dhe mund të them që lajmi për dorëheqjen e Xhafajt është i pavërtetë”, ka deklaruar Bita.

Partia Demokratike publikoi sot një audio-përgjim midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe një të dënuari në Itali, i cili sipas demokratëve i kërkonte ndihmë për të dërguar drejt shtetit fqinj një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Agron Xhafaj rezulton i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali, por ai vijon të strehohet qetësisht në Shqipëri.