Kryeministri Edi Rama qëndron i palëkundur në idenë se nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe se kriza që ka prodhuar opozita me dorëheqjet nga Kuvendi dhe protestat e dhunshme është artificiale.

“Më vjen keq që për fat të keq këto imazhe që janë përhapur, që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë, ka një krizë politike artificiale, të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet e qershorit dhe është tepër mbrapa me sondazhet,

ka humbur para një viti në zgjedhjet që janë pranuar edhe nga opozita. Në rrugëtimin drejt Europës kemi nevojë për stabilitet.

Kjo është një situatë mjaft e panjohur nga jo që cfarë kam shfletuar në librat e historisë ka ndodhur në Italinë e viteve ’20. Sikur opozita në Itali, opozita të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, por kjo është një gjë që nuk funksionon.

Nëse do të thosha se korrupsioni nuk është problem do të thosha një gjë jo të vërtetë, por është duke u luftuar si asnjëherë më parë.

Në raportin e KE, vjet u rekomandua çelja e negociatave, pasi ne kemi luftuar korrupsionin, i jemi futur një reforme në gjyqësor që është model për të gjithë rajonin” th Rama në një prononcim për mediat italiane.