ERJETA LAÇEJ KA PARAQITUR DORËHEQJEN E SAJ PRANË MAS.
Dorëhiqet pas 10 muajsh në detyrë, drejtoresha e Arsimit në Shkodër, Erjeta Laçej. Dorëheqjen e ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe e Sportit, ndërkohë që kjo e fundit pritet të emërojë drejtorin e ri të arsimit.

Nuk dihen motivet se përse Laçej pas 10 muajsh në krye të DAR Shkodër dha dorëheqjen megjithate pritet nje konfirmim zyrtar nga ana e Lacej per doreheqjen e saj e njekohesisht edhe motivet zyrtare per te cilat drejtoresha e DAR  Shkoder ka dhene doreheqjen

Perzgjedhja e saj ne krye te DAR u bë nëntorin e vitit të kaluar, me ane te nje konkurimi ku kandidatet prezantuan platformat e tyre per arsimin ne Shkoder, duke treguar se cfare do ndryshojne ne sistemimin e arsimit ne qarkun e shkodres me qellim permiresimin e metejshem e ketij sistemi dhe Platforma e Lacej u vleresua si me e mira

Nderkohe mbetet te presim deri ne nje konfirmim te MAS nese kerkesa per doreheqje e Lacej eshte pranuar apo jo, nese pranohet a do kete serish nje konkurs per perzgjedhjen e drejtuesit te ri te DAR apo do jete njeri nga kandidatet aktuale platforma e te cileve u rendit pas asaj te Lacej.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/3DUQuM1vJAU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]