Kryeministri belg Charles Michel ka dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë pasi një nga partnerët kryesorë të tij të koalicionit dha dorëheqjen në lidhje me një përplasje mbi emigracionin.

Michel humbi mbështetjen e aleancës nacionaliste të flamanëve të rinj, në lidhje me mbështetjen nga ana e tij të një marrëveshjeje të Kombeve të bashkuara për emigrantët, të nënshkruar në marrakesh, javën e shkuar.

Ai njoftoi se do të jepte dorëheqjen pasi partitë e opozitës refuzuan të mbështesnin qeverinë e tij të minoritetit. Michel e informoi mbretin Philippe për vendimin e tij mbrëmjen e të martës.

Mbreti ende nuk ka bërë të ditur ndërkohë nëse do ta pranojë apo jo dorëheqjen e tij. Belgët do të shkojnë në zgjedhje në maj dhe mbreti do të takohet me liderët e partive gjatë ditës për të vendosur nëse do të shkohet në zgjedhje apo jo.

42 vjecari Michel, mori detyrën në tetor 2014 pasi krijoi një koalicion të krahut të djathtë duke u bërë në moshën 38 vjecare kryeministri më i ri i vendit që nga 1841.

Ai mund të qëndrojë si kryeministër në detyrë deri sa parlamenti të shkrihet në prill. Ndërkohë që vetë ai e ka kundërshtuar idenë e zgjedhjeve të parakohëshme në një fjalim të mbajtur në parlament të martën.