Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi përmes një letre drejtuar përfaqësive diplomatike në Shqipëri u ka kërkuar sot të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën, pasi shtoj ajo, nuk do ia dorëzojë kryeministrit Rama dhe të zgjedhurit të tij.

“Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese shkruan Ademi.

Ademi shkon më tej kur drejtohet Ambasadorëve të SHBA dhe Bashkimit Europian
Të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standarteve të një cikli kushtetues elektoral. Në kuadrin rregullues ligjor, paqartësitë e interpretimet arbitrare, sollën përplasje të forta institucionale, çka na vunë ne kryetarëve të Bashkive në pozita të vështira lidhur me përgjegjësitë përfaqësuese e administrative.

Është e pafalshme që edhe më 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjensitë qeveritare në nivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve. Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi rryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penal.

Fatkeqsisht, gjatë asaj ditë të kobshme, ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale por dhe tek çdo njeri me të drejtë vote, deri tek përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga Bashkia. Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur proçedurave ligjore, veprime të përçudnueme e me kokëfortësinë drejt marrëzisë së grabitjes me dhunë e manipulim të vullnetit e pushtetit të njerëzve.

Veç për një proçes elektoral europian nuk bëhej fjalë! Kthehem me trishtim të thellë tek realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për t’i emëruar nga lart kryetarin e Bashkisë! Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e vet! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në një neodiktaurë!

Ata e dinë mirë, e në të drejtën e tyre është një proces i lirë dhe i ndershëm elektoral, ku për votën e tyre, vendos vullneti i lirë dhe jo kërcënimi i krimit të organizuar! Shkodra nuk e pranon komisarin politik të KryeministritPër këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar.

Duke ju falënderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim” shkruan kryebashkiakja Voltana Ademi.

Artikulli paraprakPROTESTA, SHQIPTARËT NË SHBA: JO SHQIPËRI SOROSIANE
Artikulli tjetërHISTORIA, TË MOS DALËSH ASNJËHERË NË PENSION