Dorëzimi i Shkodrës tek forcat e ushtrisë malaeze 105 vite më parë është regjistruar me material filmik prej 9 minutash.

Në vitin 2008 ky regjistrim u gjet në arkivat e Malit të Zi. Sot pas 105 vitesh ai filmim i asaj ngjarjes historike është restauruar nga Arkivi Qëndror i Shtetit në laboratorin hungarian “Film Lab”. Ky material filmik është më i hershmi që disponon Arkivi Qëndror i Shtetit.

Përmes këtij filmi mund të mësojmë të gjithë.Është mëse e nevojshme që filmat e Arkivit Qëndror të restaurohen ndërsa drejtorja Elezi bën të ditur se tashmë tri filma të tjerë shqiptar do të restaurohen.Ky film i dorëzimit të Shkodrës ka edhe një lidhje shpirtërore me qytetin.

Materiali filmik i dorëzimit të Shkodrës i restauruar në 35 milimetër do të ruhet tashmë në Arkivin Qëndror të Shtetit si regjistrimi më i hershëm.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE